AKTUALITET /

Me fishekë gati në fole, kapet 37 vjeçari që lëvizte me pistoletë në Astir (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Me fishekë gati në fole, kapet 37 vjeçari që lëvizte

Tiranë- Policia ka arrestuar David Simonin, 37 vjeçarin i cili u kap teksa qarkullonte me armë zjarri "pistoletë" në zonën e Astirit.

Gjatë kontrollit u zbulua se pistoleta e tij, e kishte fishekun në fole, gati për qitje. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“.

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë"- njofton policia. 

Simoni me banim në Lezhë, rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: