
Leonard Duka i njohur si kreu i klanit ‘Duka’ në Elbasan dhe një prej rivalëve të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj, ka dëshmuar sot në gjy për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, njërit prej njerëzve të Martinajt.
Të pranishëm në sallë ishin edhe të pandehurit e tjerë, vëllai i tij Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Goga. Ndërsa Duka pranoi se kishte patur kontakte me Ervis Martinajn, mohoi që të ketë patur “Sky Ecc”, pavarësisht se SPAK paraqiti si prova të reja biseda mes tij dhe Martinajt me detaje të tjera nga ato që janë publikuar më herët në media.
Gjatë seancës pati përplasje pasi nëna e viktimës shpërtheu ndaj Dukës duke e akuzuar për vrasjen e djalit të saj, ndërsa e paralajmëroi se do të hakmerrej. Nga ana tjetër Duka mhoi të kishte patur konflikte me Malkon.
Pjesë nga seanca:
Avokatja pyet Dukën: A keni patur sky ecc
Duka: Jo
Pyetet per kodin
Duka: Se kam idenë
Avokatja : Keni patur kontakte me persona që kanë patur sky?
Leonard Duka: Jo skam patur asnjë kontakt
Pyetet lidhur me nje foto te gjetur në sky
Duka: nuk jam unë
Prokurori i SPAK, Behar Dibra: me ervis martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?
Duka: Po e kam takuar
Dibra: Po komunikime të tjera?
Duka: Jo
Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
Duka: Babai im ska patur asnjë problem
SPAK paraqet prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj
Gjykata nxjerr jashtë sallës së gnyqit, nënën e Santiago Malkos.
Nena e Santiago Malkos; “ Sta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Me fute djalin në dhe".
Seanca shtyhet për një datë tjetër, ndërsa është përsëritur fletëthirrja për Muhamet Dukën, babain e Leonard Dukës që të paraqitet për të dëshmuar. Versus.al







