AKTUALITET /

"Më i fortë se kurrë", 'babalja' i dënuar me 32 vite burg sfidon autoritetet britanike! Foto nga qelia me derën e hapur

Pavarësisht se disa herë i janë sekuestruar telefonat, 31 vjeçari shqiptar e gjen mënyrën të shfaqet sërish online.

Shkruar nga Versus
"Më i fortë se kurrë", 'babalja' i
Eugert Merizaj

Shqiptari Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vite burg në Angli për vrasjen e një tregtari droge, është bërë kryelajm në disa prej mediave britanike për shkak të mënyrës së jetesës në burgun e Manchesterit ku duket se e ka mundësinë të përdorë telefon pavarësisht se rojet e burgut në një aksion të bërë i konfiskuan telefonat që kishte.

Merizaj, në mënyrë të vazhdueshme postin foto dhe video në llogaritë e tij në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok që pasi u burgos. Vetëm në katër muajt e fundit, stafi i burgut i ka sekuestruar 3 telefona, por duket se shqiptari me nofkën “Babale” ka ende akses në telefon.

The Times shkruan se gjatë muajit gusht Merizaj krijoi një llogari në TikTok për të zëvendësuar atë që kishte 60,000 ndjekës kur iu mbyll. Ai tashmë ka rreth 18,000 ndjekës në llogarinë e tij të re. Pak ditë më parë ai filmoi veten në qelinë e tij duke kënduar i veshur me një bluzë dhe tuta sportive.

Në një video javën e kaluar ai shihet duke biseduar me grat të ndryshme në një lojë interaktive të drejtpërdrejtë të TikTok. Në një prej fotove të publikuara në Instagram, shqiptari dukej teksa është ulur pranë derës së hapur të qelisë me mbishkrimin në shqip “Më i fortë se kurrë”, shoqëruar me muzikë të reperit të njohur shqiptar të quajtur Stresi me titullin “Mos u dorëzo”.

Postimet theksojnë se sa lehtë të burgosurit po thyejnë rregullat ndërsa burgjet përballen me një krizë gjithnjë e më të përkeqësuar të mbipopullimit mes dhunës dhe përdorimit të drogës në rritje.

Shqiptari i dënuar me 32 vite burg në muajin maj, ishte në mesin e katër anëtarëve të një grupi të krimit të organizuar të burgosur pas vrasjes së Hemaëand Ali Hussein, një tregtar kanabisi, në Hartlepool në shtator 2019. Huseini u vra me një armë gjahu pasi banda e Merizajt e çoi atë në një shtëpi të zbrazët duke pretenduar se do bëheshin kolegë tregtarë.

31 vjeçari u ekstradua nga Belgjika pasi policia ra në gjurmët e tij.

Mësohet se ai është një nga të paktën 66 shqiptarët që kanë aplikuar për t’u transferuar për të vuajtur dënimin në Shqipëri nëpërmjet një skeme transferimi të të burgosurve. Vlerësohet se do t’i kushtojë taksapaguesve më shumë se 1.4 milionë funte nëse Merizaj e vuan dënimin e tij të plotë në Britaninë e Madhe. Versus.al

Poll