AKTUALITET /

'Më ofendoi dhe më kapi prej fyti'/ E rëndë në Vlorë, qytetarja dhunohet në mes të ditës: E bëri fqinji i prindërve!

Shkruar nga Versus

'Më ofendoi dhe më kapi prej fyti'/ E rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorë, ku një 42-vjeçare me inicialet E.L., me profesion mësuese, ka denoncuar se është dhunuar nga një person që banon në pallatin e prindërve të saj.

Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00–13:30 në zonën e Skelës, ku ajo është përballur me shtetasin Fatjon Dervishi.

Fillimisht, ai e ka ofenduar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e kapur nga fyti pa asnjë shkak të mëparshëm.

E dhunuara tregon se pasi ka njoftuar policinë dhe është larguar drejt banesës së prindërve, është përballur sërish me të njëjtin person në hyrje të pallatit, ku sipas saj është dhunuar për herë të dytë.

Ajo pretendon gjithashtu se autori dhe familjarët e tij monitorojnë lëvizjet e banorëve përmes kamerave të vendosura në pallat dhe se pas denoncimit në polici është përballur me kërcënime nga familjarët e tij.

“Sot rreth orës 13, 13:30 të drekës duke shkuar për në shtëpi, më del para një person i veshur me rroba të zeza, ku kishte mbuluar gjysmën e fytyrë me kapuçin e xhupit, më shtrëngon prej fyti dhe më shan pa asnjë lloj arsyeje. Me këtë person nuk kam pasur kurrë konflikt, fare. Ky person është banor në pallatin ku jetojnë prindërit e mi, quhet Fatjon Dervishi.

Në moment kam njoftuar policinë, dhe më pas e frikësuar jam drejtuar në banesën e prindërve të mi për të kërkuar ndihmë. Në katin e parë të pallatit personi ishte në të njëjtën rrugë me mua sepse edhe ai do të shkonte në shtëpi, u ndodha e vetme në mes të rrugës. Më dhunon përsëri, duke më kapur fort prej fytit. Në ato momente, duke tentuar që t’i iki nga duart, duke lajmëruar për herë të dytë policinë që të vinte, më qëllon në dorë, më merr telefonin dhe e godet në shesh që unë mos të kisha mundësi të telefonoja askënd.

Kjo gjë ka ndodhur në prezencë edhe të dy banorëve të tjerë të pallatit, të cilët janë dëshmitarë. Dhe një gjë tjetër, këta persona na monitorojnë të gjitha lëvizjet sepse kanë vendosur kamera në pallat që i mbikëqyrin vetë ato. Ka mbyllur derën e pallatit dhe është larguar, ne nuk kishim mundësi ta hapnim derën sepse duhej çelësi. Kam ardhur kam bërë denoncimin dhe pas kësaj kur kam dalë nga komisariati familjarët e tij na kanë pritur tek dera dhe na kanë kërcënuar me jetë”, është shprehur e dhunuara.

Sipas saj, konflikti ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mes prindërve të saj dhe familjes së autorit lidhur me administrimin e pallatit.

Rasti është denoncuar në polici, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave dhe marrja e masave përkatëse ndaj personit të akuzuar./Versus.al

Poll