AKTUALITET /

Me pistoleta në marsup, kërcënuan të riun pas sherrit banal! Arrestohen 2 vëllezër, në kërkim një tjetër

Sherri ka ndodhur në një rrugë për motive të dobëta.

Shkruar nga Versus

Me pistoleta në marsup, kërcënuan të riun pas sherrit banal!

Tiranë- Dy vëllezër janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen se në bashëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar me armë zjarri një 30 vjeçar.

Në pranga ranë: Alfred Meta, 41 vjeç dhe Resmi Meta, 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).   Sherri ka ndodhur në rrugën “Tafaj” për motive të dobëta dhe më pas tre vëllezërit e kanë kërcënuar të riun me pistoletë.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi tre armë zjarri pistoletë dhe një automjet. Versus.al

Poll