AKTUALITET /

"Më vodhën", ish-kandidati i PD për deputet dorëzon 2 padi në SPAK (VIDEO)

Sipas Aulon Kalasë, devijimi i votave ka qenë i planifikuar dhe jo gabim njerëzor.

Shkruar nga Versus

"Më vodhën", ish-kandidati i PD për deputet

Ish-kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dorëzuar dy padi mbi hapjen e kutive në qarkun e Durrësit dhe tjetra për shpërdorim detyre nga KAS që vendosi që të mos hapeshin të gjitha kutitë e qarkut.

Duke mos përmendur emra, Kalaja hodhi akuza për grup kriminal dhe la të kuptohej se kishte ankesa për rezultatin mes kandidatëve të PD duke pretenduar se disa numërues kanë bashkëpunuar me njërin prej emrave në listën e hapur.

“Njëherë më thanë ke 8120 vota tani më thonë ke 8135 vota. Unë nuk jam i bindur që kam aq vota dhe këtë e kam me fakte sepse kam me video nga KQZ. I takon SPAK-ut tani të sekuestrojë kutitë. Bëhet fjalë për mbi 3 persona që kanë bashkëpunuar dhe i kanë çuar tek X kandidat. Është në nderin e këtij institucioni që duhet të bëjë një hetim të gjithëanshëm. Ky është hetimi më i thjeshtë, një student juridiku i vitit të parë mund ta gjejë. Bëhet fjalë për bashkëpunim të disa numëruesve me një kandidat të caktuar duke i dhënë atij vota tepër”- tha Kalaja. Versus.al

Poll