Durrës- Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi u merrnin para qytetarëve të cilët parkonin automjetet në parkime publike.
Në pranga kanë rënë A.M 32 vjeç dhe M.G 34 vjeç. Sapo shihnin se qytetarët parkonin automjetet në vende publike, të rinjtë u afroheshin dhe u kërkonin para.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al








