Tiranë- Policia ka arrestuar të moshuarin Spiridon Lito i cili akuzohet për mashtrim me shuma parash ndaj qytetarëve të ndryshëm të cilëve u prezantohej si mik i fëmijëve të tyre që jetonin jashtë vendit.
64 vjeçari rezulton i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sipas hetimeve, i arrestuari merrte shuma të ndryshme nga 500 deri në 1000 euro nga qytetarë të ndryshëm të cilëve u thoshte se ishte mik i fëmijëve që kanë jashtë shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al