
Në këtë 8 Mars, ndërsa shumë gra në mbarë botën festojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për shumë të tjera kjo ditë ka marrë një kuptim tjetër: atë të protestës dhe kërkesës për më shumë të drejta, siguri dhe barazi.
Gjatë gjithë vitit janë raportuar dhjetëra raste ku gra dhe vajza kanë rënë pre e shantazheve, dhunës dhe abuzimit nga burrat në jetën e tyre.
Ky realitet i hidhur e ka kthyer këtë 8 Mars jo vetëm në një ditë simbolike feste, por edhe në një thirrje të fortë për reagim nga autoritetet.
Me pankarta në duar dhe thirrje për drejtësi, ato kërkuan të respektohen, të dëgjohen dhe që institucionet të ndërmarrin hapa më të fortë për mbrojtjen e grave dhe vajzave.
Protestueset i bënë apel autoriteteve që të ashpërsojnë ligjet dhe masat ndaj dhunës që shumë gra përjetojnë brenda familjes, nga bashkëshortët, partnerët, baballarët apo vëllezërit e tyre.
Dita Ndërkombëtare e Gruas daton që nga fillimi i shekullit të 20-të, kur në mbarë botën nisi të kërkohej reflektim dhe më shumë të drejta për gratë./ Versus.al





