
Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) seanca për Ilir Metën, presidentin e Partisë së Lirisë, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë alternative, si arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrim paraqitjeje ose ndalim daljeje jashtë vendit.
Seanca përkon edhe me ditëlindjen e 57-të të Metës.
Pas debatit në gjykatë, seanca përfundoi dhe gjykata u tërhoq për vendim.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se nëse gjykata pranon masën alternative, mund të ofrojë garanci prej 50 mijë euro nga pronat e tij. /Versus.al

