AKTUALITET /

Ministri i Brendshëm flet për atentatin në Dobraç: Ngjarja është zbardhur. Për emrat duhet të presim deklaratën e policisë

Ministri Hoxha tha se është zbardhur atentati në Dobraç dhe emrat e personave të përfshirë në ngjarje shumë shpejt do të bëhen të ditur.

Shkruar nga Versus

Ministri i Brendshëm flet për atentatin në Dobraç: Ngjarja

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me prefektët e 12 qarqeve në Korçë.

Gjatë një pronocimi për gazetarët, ministri Hoxha u shpreh se është zbardhur atentati në Dobraç të Shkodër ku mbetën të vrarë 4 persona ndërsa shtoi se për emrat e të përfshirë në këtë ngjarje do të bëhe të ditur nga Policia e Shtetit.

Ministri i Brendshëm flet për atentatin në Dobraç: Ngjarja

Hoxha: Lidhur me krimin e organizuar dhe luftën kundër narkotikëve, kohët e fundit kemi pasur disa raste dhe ngjarje kriminale me pasoja të rënda, përfshirë humbje jete. Policia, në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe SPAK, është duke hetuar të gjitha këto raste dhe ngjarje kriminale që kanë qenë shqetësuese për opinionin publik. Besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete.

Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, përfshirë ato në Shkodër.

Për emrat, besoj se duhet të presim deklaratat e Policisë së Shtetit, që do t’i bëjnë të ditura shumë shpejt. Unë besoj se shumë shpejt Policia e Shtetit do të publikojë deklarata konkrete për sa i përket emrave të përfshirë në ngjarjet në Dobraç.

Një ditë më parë RENEA me urdhër të SPAK zhvilluan kontrolle në Shkodër dhe në fshatrat përreth në kuadër të hetimive për zbardhjen e kësaj masakre të ndodhur më 30 tetor. Gjatë kontrolleve, u gjetën pistoleta, kallashnikovë dhe snajpera të cilët u sekuestruan dhe u dërguan për ekspertizë për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Kontrolle u kryen dhe në banesën e personazhit të njohur të botës së krimit Safet Bajri./Versus.al

 

 

Poll