AKTUALITET /

“Ministrin që ma bëri këtë, do e shkrij për 7 breza”, gazetarja nxjerr përgjimet e Veliajt në qeli

Shkruar nga Versus
“Ministrin që ma bëri këtë, do e shkrij për 7
Fotomontazh: Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe gazetarja Klodiana Lala

Gjashtë ditë më parë, Apeli i GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj në seancën ku SPAK bëri me dije se kishte edhe një dosje tjetër ndaj tij me përgjimet që ishin siguruar gjatë kohës në qeli.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “A Show” ka dhënë detaje nga përgjimet, duke thënë se bëhet fjalë për një ministër për të cilin Veliaj dyshon se i ka bërë pabesi dhe kërcënon se do ta shkrijë për 7 breza.

Sipas Lalës, SPAK ka pasur autorizim të veçantë për të përgjuar Veliajn dhe njerëzit që flisnin me të pasi kishte dyshime se po tentonte indimidimi i dëshmitarëve.

“Pas izolimit të Veliajt ka pasur dyshime të arsyeshme që brenda institucionit ka pasur një celular të futur në mënyrë të paligjshme. Është vendosur kontroll nga Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë dhe grupi i gatshëm ka shkuar në qelinë e Veliajt dhe e kanë ‘përmbysur’.

E vetmja mundësi kontakti me familjen, avokatin, e njerëzit e besuar, ishte kabina telefonike brenda paraburgimit. SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar vëllain, bashkëshorten dhe njerëz që mund të flisnin me Veliajn. Fokusi s’ka qenë historia mediatike, sikurse është tentuar të trajtohej, por se ka pasur dyshime të arsyeshme që Veliaj intimidonte dëshmitarët. Dhe flet qartë për dëshmitarët.

Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje, se fal, për 7 breza do ta shkrij…etj. Këto prova janë përdorur për të lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’, – u shpreh ndër të tjera gazetarja. Versus.al

Poll