AKTUALITET /

Mish derri me salmonelë në "treg të zi"? Reagon AKU

Në një deklaratë për mediat, AKU i cilëson këto lajme si të pavërteta dhe sqaroi në detaje rrjedhën e ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Mish derri me salmonelë në "treg të zi"? Reagon AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve në media që pretendonin se mish derri i kontaminuar me salmonelë ishte hedhur në treg në mënyrë të fshehtë. Në një deklaratë për mediat, AKU i cilëson këto lajme si të pavërteta dhe sqaroi në detaje rrjedhën e ngjarjes.

Sipas institucionit, bëhet fjalë për 4,516.75 kilogramë fileto mishi derri, të cilat rezultuan të kontaminuara me bakterin salmonella spp gjatë kontrollit laboratorik të kryer më 28 janar 2025. Që nga ajo datë, sasia e mishit është mbajtur e bllokuar në magazinat e subjektit importues, pa hyrë në asnjë moment në treg.

AKU bën të ditur se më 16 prill 2025, kompania importuese i është drejtuar zyrtarisht autoriteteve përkatëse për të kërkuar asgjësimin e këtij produkti, duke përfshirë në këtë proces Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale AKU Tiranë.

Procesi i bllokimit, ruajtjes dhe më pas asgjësimit është ndjekur në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet e sigurisë ushqimore,” thuhet në deklaratë. /Versus.al/

Tags:

aku reagim

Poll