AKTUALITET /

Mishi i kalbur dhe sallami i mykur, pamje të tmerrshme brenda fabrikës së sallamit në Tiranë

Përveç mishit, në arka ka edhe  disa lloje sallami te mykur . Mënyra se si vepron kjo fabrikë është sa e frikshme aq edhe manipuluese.

Shkruar nga Versus

Mishi i kalbur dhe sallami i mykur, pamje të tmerrshme brenda fabrikës

Mishi i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam, për t’ju tregtuar më pas qytetarëve shqiptarë.

Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët i cili përpunohet për tu kthyer më pas në sallam.

Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara.

Përveç mishit, në arka ka edhe  disa lloje sallami te mykur . Mënyra se si vepron kjo fabrikë është sa e frikshme aq edhe manipuluese.

Kjo pasi sallami i mykur dhe mishi i cili nuk mbahet në frigorifer grihen dhe përpunohen, me pas për të dhënë idenë e mishit të freskët  përzierjes i hidhet ngjyrues dhe shumë erëza.

Nuk dihet se çfarë përbërësish të tjerë hidhen brenda sallamit dhe qofteve, por pamjet janë vërtet tronditëse.

Pas këtij skandali qëndron një pronar fabrike, i cili për të rritur fitimet nuk kursen abuzimin dhe shëndetin e konsumatorit.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: