AKTUALITET /

Mori 10 mijë euro ryshfet për të mos kontrolluar një lokal nate, GJKKO dënon me burg ish-shefin e antidrogës

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 2 vite e 4 muaj burgim (me gjykim të shkurtuar)  ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi si dhe ndalohet për pesë vitë të mos ushtorjë funksione publike. 

Shkruar nga Versus

Mori 10 mijë euro ryshfet për të mos kontrolluar një lokal

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 2 vite e 4 muaj burgim (me gjykim të shkurtuar)  ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi si dhe ndalohet për pesë vitë të mos ushtorjë funksione publike. 

Preçi u deklarua fajtor nga GJKKO  për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 2 vite e 4 muaj burgim nga 3 vite e 6 muaj që u dënua fillimisht.

Kujtojmë se Gazmir Preçi kërcënoi me vënie gjobe pronarin e një lokali nate në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës, duke i kërkuar 20 mijë euro.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 170, të
vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni
259 paragrafi 2 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 50, datë 14.07.2025 vendosi:

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga
neni 259 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 (pesë) vjet.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15.08.2024 dhe do të kryhet në një nga
Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

2. Në lidhje me provat materiale në bazë të nenit 36 të Kodit Penal dhe nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale,

– Një DVD që shoqëron raportin përmbledhës i mbikëqyrjes së fshehtë, datë 16.08.2024; një CD që shoqëron raportin mbi transkiptimin e bisedave audio; 2 CD që mbajnë pamjet filmike të sekuestruara pranë subjektit tregtar “Auto 555” dhe supermarket “Aldi”, si dhe 8 DVD që përmbajnë pamjet filmike të
sekuestruara pranë DVP Durrës, të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

– 2 aparate telefonike të shtetasit Gazmir Preçi, telefon i markës “Iphone 15” me ngjyrë gri me kapak transparent me nr. Sim të operatorit telefonik “Vodafone”, mbyllur me kod dhe telefon i markës “Iphone 11” me ngjyrë të zezë, me kapak
me ngjyrë portokalli me logo si të një katrori, me nr. Karte sim të operatorit telefonik “Vodafone”, i mbyllur me kod, t’i kthehen shtetasit Gazmir Preçi, konform nenit 190/1 gërma “ç” të K.Pr.Penale.

3. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën 2207.11 lekë, të seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit
bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.

4. Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

HETIMI NË VITIN 2021

4 vjet më parë, Gazmir Preçi, i cili atëherë mbante postin e shefit të Krimeve në Policinë e Mallakastrës u arrestua së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të Policisë së Fierit, në kuadër të një hetimi për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës. Preçi u vu në hetim për “Shpërdorim detyre” për lejimin e kultivimit të kanabisit.

Sipas dosjes, në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike. Në dosjen që u referua atëherë punonjësit e policisë ishin në hetim për shpërdorim detyre gjatë periudhës qershor-shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike. Ndaj tij dhe 2 punonjësve të tjerë të policisë gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.

E pikërisht dyshimet dhe problematikat në Mallakastër jo shumë vite më parë, nuk ndikuan që Gazmir Preçi të ngjitej në karrierë, duke “u shpërblyer” me post si shef i Antidrogës në Durrës. Hetimet u bënë në bashkëpunim në me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore fill pas denoncimit të pronarit të lokalit “Night”, një klub nate te Ura e Dajlanit.

Sipas denoncimit të tij, shefi i Antidrogës e kërcënonte se do i mbyllte biznesin me pretendimin se kishte të punësuar disa persona të pasiguruar, çka nuk është në kompetencën e tij për ta kontrolluar. Shuma prej 10 mijë eurosh u mor në një takim nën vëzhgimin e hetuesve mes pronarit të lokalit dhe Gazmir Preçit në një lagje të Tiranës, i cili ra në grackën e kolegëve sapo mori një pjesë të parave. Kryekomisari akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

Në një reagim ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se operacioni ishte mesazhi është i qartë për policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve. Ata do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor!

Poll