AKTUALITET /

Mosbindja civile e opozitës, 30 persona të shoqëruar në të gjitha komisariatet

Shkruar nga Versus

Mosbindja civile e opozitës, 30 persona të shoqëruar në

Pas protestës së mosbindjes civile të mbajtur këtë të hënë pasdite, duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë, janë 30 protestues janë shoqëruar nga policia në të gjitha komisariatet. Prej tyre, vetëm në komisariatin nr 6 janë shoqëruar 15 persona, pjesëmarrës në protestë.

Te sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës protestuesit u shpërndanë më herët pas ndërhyrjeve të vazhdueshme nga ana e policisë.

Berisha dhe Noka akuzuan Policinë se ushtroi dhunë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë një akt të paprecedentë dhune që do të mbajnë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e saj.

Ndërsa Policia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës së të hënës.

Vetë Agron Gjekmarkaj nga spitali reagoi duke akuzuar policinë se ushtroi dhunë. “Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë", tregoi vetë Gjekmarkaj, teksa kreu demokrat e vizitoi në spital.

Kjo është mosbindja civile e pestë e opozitës, e cila zgjati 3 orë ndërsa u zhvillua në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijuan me intensitet përgjatë gjithë ditës.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: