AKTUALITET /

Mungesa e sigurisë, Inspektorati pezullon një repart të Albchrome

Pas një aksidenti të rëndë të ndodhur ditët e fundit në një nga repartet e kompanisë Albchrome, Inspektorati Shtetëror i Punës ka ndërmarrë një nga masat më të forta ligjore duke pezulluar pjesërisht aktivitetin e kompanisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Shkruar nga Versus

Sipas njoftimit zyrtar të Inspektoratit, vendimi për pezullim është marrë si rrjedhojë e shkeljeve të protokolleve të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në vendin e punës. “Aktiviteti në repartin ku ndodhi aksidenti do të qëndrojë i pezulluar deri në plotësimin e kushteve minimale për garantimin e sigurisë së punëtorëve”, thuhet në deklaratë.

Shkelje të përsëritura?

Ndonëse ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rrethanat e aksidentit, burime brenda institucioneve hetimore flasin për mungesë të standardeve të nevojshme të mbrojtjes teknike dhe protokolleve të reagimit emergjent. Albchrome, një nga kompanitë më të mëdha të industrisë minerare në Shqipëri, është vënë më herët në qendër të kritikave për trajtimin e sigurisë në punë dhe kushtet e vështira për punonjësit.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje nevojën për monitorim më të rreptë të industrive të rrezikshme, veçanërisht në sektorët si ai minerar ku punonjësit ekspozohen çdo ditë ndaj rrezikut për jetën. Sindikatat kanë reaguar duke kërkuar masa më të ashpra, transparencë dhe ndëshkime konkrete për kompanitë që neglizhojnë jetën e punëtorëve. /Versus.al

Poll