
Tiranë- Një person është arrestuar nga policia dhe tret ë tjerë janë proceduar penalisht për kërcënimin e një të riu të cilit i kërkonin 30 mijë euro me pretendimin se ua kishte borxh gjatë kohës që kishin qenë në Spanjë.
Në pranga ka rënë Ersi Cekani i cili së bashku me vëllezërit e tij dhe 3 shokë të tjerë ditën e djeshme kanë kërcënuar të riun në Tiranë. Madje vazhdimisht, i arrestuari i dërgonte mesazhe kërcënuese të riut duke i thënë se do ta vriste nëse nuk i shlyente borxhin.
Njëri prej vëllezërve të Cekanit u procedua penalisht, ndërsa tjetri është ende në kërkim. Mësohet se tre vëllezërit nga Librazhdi janë me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.
Policia po heton edhe burimin e të ardhurave të tyre. Versus.al
