Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pësuar një humbje të parakohshme mes familjarëve të tij. Bashkëshortja e tij Violeta është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ish-ministri bën me dije lajmin si dhe jep detajet për ceremoninë mortore të së ndjerës.
“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.
Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.
Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025.
Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta!”- shkruan në postimin e tij ish-ministri. Versus.al







