Fier- Një nxënës 17 vjeçar ka mbetur i plagosur në krah pas një sherri me thikë me bashkëmoshatarn e tij.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës së mesme të Çakranit. Pas një sherri banal mes tyre, dy nxënësit janë konfliktuar dhe është përdorur edhe mjeti prerës thikë.
Për pasojë, adoleshenti i plagosur u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Krimi ka ndodhur në një periudhë kur ka shumë shqetësime lidhur me pasigurinë në shkolla pas ngjarjes tragjike të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku 14 vjeçari M.C u vra me thikë nga bashkëmoshatari M.P.
Mirëpo në vend që të ketë sensibilizim për të krijuar një qasje të re sa i takon rritjes së sigurisë në shkolla, duket se krme të tilla frymëzojnë nxënësit e tjerë të cilët mbajnë thika nëpër shkolla, ku supozohet se shkojnë për të marrë dije. Versus.al








