AKTUALITET /

Përleshje me thika mes adoleshentëve para shkollës 'Fan Noli', vdes 14-vjeçari, një tjetër në spital. Arrestohet autori i dyshuar

Adoleshentët, njëri nxënës i klasës së 8 dhe tjetri i klasës së 9 janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, pasi kishin marrë plagë të rënda. Por vetëm pak pas orësh 14-vjeçari ka humbur jetën, pasi kishte marrë një goditje me thikë në zemër.

Shkruar nga Versus

Përleshje me thika mes adoleshentëve para shkollës 'Fan

TIRANË- Ka humbur jetën 14-vjeçari i cili u përfshi në një sherr të dhunshëm me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në kryeqytet. Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ u raportua se mbetën të plagosur rëndë me thika, pas një përleshjeje që kanë pasur me një grup tjetër të rinjsh. Burime për Versus bëjnë me dije së të miturit kanë dalë nga mësimi, ndërsa janë përplasur me fjalë duke nxjerrë më pas thikat çka ka çuar në plagosjen e të dyve.

Adoleshentët, njëri nxënës i klasës së 8 dhe tjetri i klasës së 9 janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, pasi kishin marrë plagë të rënda. Por vetëm pak pas orësh 14-vjeçari ka humbur jetën, pasi kishte marrë një goditje me thikë në zemër. E gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë rrethimit të shkollës, ndërsa bëhet me dije se janë dhe nxënës të tjerë të përfshirë në ngjarje. Shkaqet e sherrit të dhunshëm mes fëmijëve nuk janë ende të ditura, ndërsa është arrestuar një nga autorët e dyshuar.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se 2 të miturit janë sulmuar menjëherë sapo kanë dalë nga shkolla nga 3 bashkëmoshatarë të tyre, duke i lënë të plagosur rëndë. Dëshmitarët në vendngjarje u shprehën se 2 të plagosurit janë dërguar me makina të rastit në spital dhe se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit./ Versus.al

 

Poll