AKTUALITET /

Në ’97-ën vrau 2 persona pas sherrit për aksidentin, kërkohet dënimi me 25 vite burg për ish-policin

Autori i vrasjes së dyfishtë nuk shfaqi shenja pendese në gjykatë.

Shkruar nga Versus
Në ’97-ën vrau 2 persona pas sherrit për aksidentin,
Momenti i ekstradimit të Tomor Çelës

Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg të Tomor Çelës, ish-policit i cili në vitin 1997 vrau dy persona pas një aksidenti automobilistik.

Çela u ekstradua nga SHBA tre vite më parë. Çela më 27 nëntor të 1997-ës në rrugën “Bajram Curri” së bashku me vëllain e tij ka qëlluar me armë zjarri automatic ndaj viktimave Ledian Hoxhën dhe Elton Danin.

Gjatë hetimit të parë për ngjarjen, nuk ishte përcaktuar shkaku i vrasjes së dy personave. Pas hetimeve të tjera, ëhtë mësuar se 3 ditë para ngjarjes së rëndë kishte bërë aksident me viktimat dhe për pasojë ishin dëmtuar të dy automjetet e tyre. Pas aksidentit, ish-polici është konfliktuar me viktimat pasi nuk binin dakord për dëmet e shkaktuara.

Çela gjatë procesit gjyqësor nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin që ka kryer në moshë të re. Versus.al

Poll