AKTUALITET /

Në arrati prej 2023-it, SPAK shtyn për herë të tretë hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

Shkruar nga Versus

Në arrati prej 2023-it, SPAK shtyn për herë të tretë

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shtyrë sërish hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili u arratis nga vendi në korrik të vitit 2023, pasi SPAK firmosi urdhër-arresti ndaj tij.

Kjo është hera e tretë që SPAK zgjat hetimet për Ahmetajn i cili prej 2023-it është shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion.

Tashmë SPAK ka afat deri më 23 qershor për të plotësuar hetimet për Arben Ahmetajn i cili aktualisht ndodhet në Zvicër ku ka dorëzuar kërkesën për të fituar azil politik.

Më 13 korrik 2023, Parlamenti miratoi me 117 vota pro, kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij. Në datat 15, 16 dhe 17 korrik, prokuroria iu drejtua gjykatës me tri kërkesa, për firmosjen e urdhër arrestit, kryerjen e kontrolleve në 7 banesa dhe sekuestrimin e 6 pasurive në emër t ëish-zv.kryeministrit, ish gruas së tij Albina Mançka dhe bashkëjetueses Erjola Hoxha. Sipas SPAK, Ahmetaj akuzohet se ka përfituar shumën prej prej 170 480 euro në vitet në vitin 2016 dhe 2017, përmes një "shitje" të dy apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2 në Selitë. vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj. Një tjetër përfitim i Ahmetajt, sipas SPAK, ka qenë trualli 521.13 m2 dhe ndërtesa 98 m2 Vila Saphire, në Hamallaj, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: