
Lezhë- Policia ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim pasi gjashtë vite më parë përplasi për vdekje me makinë një person.
Arrestimi i tij është bërë në vendin e njohur si "Rrethrrotullimi i Shëngjinit". I riu rezulton të jetë dënuar me 2 vite burg nga gjykata e Lezhës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
30- vjeçari në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë-Shënkoll”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili ka humbur jetën. Versus.al
