AKTUALITET /

Në Kakavijë me 32 mijë euro “cash”, procedohen penalisht dy të moshuarit

Të moshuarit rezulojnë banues në Greqi. Njëri prej tyre ka qenë duke hyrë për në Shqipëri, ndërsa tjetri duke dalë.

Shkruar nga Versus
Në Kakavijë me 32 mijë euro “cash”, procedohen
Paratë e sekuestruara

Gjirokastër- Policia ka proceduar penalisht 2 persona që u kapën duke hyrë dhe duke dalë nga Shqipëria në doganën e Kakavijës me shuma të mëdha parash të padeklaruara.

Konkretisht, V.B është proceduar penalisht pasi ka tentuar të hyjë në territorin shqiptar me një çantë ku kishte 11.985 euro të padeklaruara si dhe 30 mijë lekë.

Ndërsa në dalje nga Shqipëria u procedua penalisht F.I të cilit iu gjetën në çantë 20 mijë euro të padeklaruara.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë dhe F. I., 69 vjeç, të dy banues në Greqi. Shumat e parave u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale. Versus.al

Poll