AKTUALITET /

Nën masa të rrepta sigurie dhe fshtehtësi të plotë, lirohet dhe kthehet në Itali profesori italian: Makthi mori fund!

Lajmi për lirimin e tij është konfirmuar nga mediat italiane, të cilat raportojnë se transferimi i profesorit u krye nën masa të rrepta sigurie dhe në fshehtësi të plotë nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

Shkruar nga Versus
Nën masa të rrepta sigurie dhe fshtehtësi të plotë,
Michele D’Angelo me partneren e tij Vanessa Castelli

Michele D’Angelo, profesori italian i biologjisë i përfshirë në aksidentin tragjik të 8 gushtit në aksin Levan–Fier, është rikthyer në Itali pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Shqipëri.

44-vjeçari, i cili qëndroi në qeli që prej gushtit, u lirua pasditen e 23 tetorit dhe së bashku me partneren e tij, Vanessa Castelli, mbërriti në aeroportin e Fiumicinos në Romë, për t’u rikthyer më pas në L’Aquila — qytetin ku prej vitesh jep mësim në universitet.

Lajmi për lirimin e tij është konfirmuar nga mediat italiane, të cilat raportojnë se transferimi i profesorit u krye nën masa të rrepta sigurie dhe në fshehtësi të plotë nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

Drejtësia shqiptare ka vendosur ndaj tij një masë më të lehtë sigurie. Sipas partneres së tij, D’Angelo tani do të ketë vetëm detyrimin e paraqitjes, ndërsa ajo u shpreh se “makthi më në fund ka marrë fund” dhe se profesori “tani mund të marrë frymë i lirë”.

“Michele është ende i tronditur, por mund të themi se makthi ka mbaruar; tani mund të marrim frymë,” tha Vanessa Castelli, e cila ka ndjekur nga afër çdo hap të procesit gjyqësor.

Michele D’Angelo, profesor biologjie në Universitetin e L’Aquila dhe shkencëtar me reputacion ndërkombëtar, u arrestua më 8 gusht, gjatë pushimeve në Shqipëri. Ai u përfshi në një aksident në autostradën Levan–Fier, kur automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një Mercedes që po lëvizte me shpejtësi. Si pasojë e përplasjes humbi jetën një 15-vjeçar.

Mercedes-i drejtohej nga 45-vjeçari nga Patosi, E. Dervishaj (Sadikaj), i cili udhëtonte me tre të rinj të tjerë — djalin e tij 17-vjeçar, një 20-vjeçar dhe nipin 15-vjeçar. Ky i fundit, i plagosur rëndë, ndërroi jetë tre ditë më vonë në Spitalin e Traumës.

Pas ngjarjes, policia shqiptare arrestoi profesorin italian, ndërsa rasti mori jehonë të gjerë në Itali. Autoritetet akademike të Universitetit të L’Aquila dhe disa deputetë italianë, mes tyre Luciano D’Alfonso, kërkuan ndërhyrjen e institucioneve për lirimin e tij. Deputeti D’Alfonso madje kontaktoi personalisht me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të profesorit në Itali.

Poll