Agjencia e Mbikëqryrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së Elbasanit për masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe detyrim paraqitje për efektivin e policisë E.P dhe një person tjetër me inicialet E.D.
Ngjarja lidhet me arrestimin e efektivit Edison Pemaj (nënkomisar) më 5 korrik të këtij viti pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë një person të cilit i kishte dhënë para me fajde, të cilit kishte arritur t’i merrte shuma të mëdha parash.
Efektivi i pezulluar së fundmi rezulton të jetë vëllai i policit të arrestuar Edison Pemaj. Së bashku me personin tjetër me inicialet E.D ata u përpoqën të fshihnin provat me qëllim për të shpëtuar nga përgjegjësia penale efektivin Edison Pemaj i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Versus.al







