AKTUALITET /

Nestle tërheq nga tregu qumështin formulë për foshnje, mund të përmbajnë toksinë

Shkruar nga Versus

Nestle tërheq nga tregu qumështin formulë për foshnje, mund

Nestlé’, kompania më e madhe në botë e mallrave të konsumit ka vendosur të tërheqë nga tregu shqiptar qumështin formulë dhe disa produkte të tjera për fëmijët.

Lajmi është dhënë nga marketet “Rossman & Lala”, ku është afishuar një njoftim për klientët dhe prindërit.

Në njoftim thuhet se produktet e qumështit formulë dyshohet se mund të kenë prani të mikroorganizmit Bacillus cereu.

Bacillus cereus është një bakter gram-pozitiv, në formë shufre, aerob ose anaerob fakultativ, që formon spore, dhe gjendet gjerësisht në natyrë, veçanërisht në tokë, pluhur dhe bimësi. Është një shkaktar i zakonshëm i helmimit ushqimor tek njerëzit, për shkak të aftësisë së tij për të prodhuar toksina. Simptomat e para janë të vjella dhe diare.

Prindërve që kanë blerë produkte të prekura të BEBA-s u kërkohet gjithashtu për arsye sigurie të ndalojnë për momentin së ushqyeri fëmijët e tyre.

Poll