
Shkodër- Policia ka arrestuar amerikanin Brandon Saporito, 57 vjeçarin i cili vrau me thikë ditën e djeshme gruan e tij Sandra Saporito Holley brenda një banese të marrë me qira.
Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të së premtes në lagjen “Vasil Shanto”. Ndaj amerikanit rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Në njoftimin e policisë theksohet se autori ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer aktin e rëndë. Pas ngjarjes, autori ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët me thikë, por përfundoi në spital me disa dëmtime të lehta.
Çifti amerikan kishte lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundimisht për të jetuar atë që e kishin cilësuar si ‘ëndërr’ në Evropë. Fatkeqësisht një muaj pasi ishin larguar nga SHBA, ndodhi edhe tragjedia që shkatërroi çdo plan të tyre. Versus.al








