MAGAZINË /

“Zjerm'' në Eurovision: Shkodra Elektronike mahnit fansat dhe ngjitet në majë!

Në një garë të ngushtë mes 37 konkurrentëve nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, “Zjerm” arriti të grumbullojë 2,106 vota, ose 11.11% të totalit prej 18,951 votuesish.

Shkruar nga Versus
“Zjerm'' në Eurovision: Shkodra Elektronike mahnit fansat
Shkodra Elektronik

Grupi shqiptar Shkodra Elektronike ka triumfuar në sondazhin më të fundit të organizuar nga portali ndërkombëtar i fansave të Eurovision-it, Wiwibloggs, duke siguruar vendin e parë me këngën përfaqësuese “Zjerm”.

Në një garë të ngushtë mes 37 konkurrentëve nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, “Zjerm” arriti të grumbullojë 2,106 vota, ose 11.11% të totalit prej 18,951 votuesish.

Ky sukses shënon një ngritje të dukshme për Shqipërinë, e cila në një sondazh paraprak për fazën gjysmëfinale ishte renditur në vendin e dytë.

Ndërkohë, përgatitjet për spektaklin e madh europian janë në prag të nisjes në Bazel, qytetin mikpritës të Eurovision 2025.

Sipas Wiwibloggs, provat zyrtare do të nisin brenda pak ditësh, ndërsa dy javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për formësimin final të skenës dhe performancave që do të shihen nga miliona spektatorë.

Fitorja në këtë sondazh është një sinjal i fortë se Shkodra Elektronike po fiton zemrat e fansave ndërkombëtarë – dhe ndoshta është gati të bëjë histori për Shqipërinë në skenën më të madhe muzikore të kontinentit.

3 vendet e para sipas sondazhit:

Shqipëria – 11.11%, 2,106 vota

Finlanda – 10.39%, 1,969 vota: Erika Vikman me këngën “ICH KOMME”, një himn për lirinë seksuale, mbetet një nga përfaqësimet e preferuara të fansave.

Suedia – 8.55%, 1,620 vota: KAJ, treshja finlandeze që përfaqëson Suedinë me këngën “Bara Bada Bastu”, ka fituar simpatinë e publikut me stilin e tyre unik dhe tematikën nordike.

Me një mbështetje të tillë të fortë nga publiku ndërkombëtar i Eurovision-it, Shqipëria hyn në fazën e provave me një status të ri: si pretendentja kryesore për fitoren në Eurovision 2025./ Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: