AKTUALITET /

Tragjedi në Klos / Shembet masivi i kromit, "zhduket" fadroma dhe punonjësi

Nga shembja e stokut është çarë edhe një rezervuar uji që ishte krijuar nga puna e fabrikës së përpunimit të kromit të varfër, e për pasojë ka marrë me vete mjetin.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Klos / Shembet masivi i kromit, "zhduket" fadroma dhe

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në ambientet e fabrikës së pasurimit të kromit në Qafën e Burrelit, e cila është marrë me qira nga një kompani kineze, është raportuar një incident i rëndë pune.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi A.B., i cili po operonte një fadromë gjatë punimeve për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është zënë poshtë nga një masiv dheu që është shembur papritur. Ngjarja ka ndodhur teksa ai ndodhej brenda mjetit të punës.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat po vijojnë punën për të gjetur punëtorin. Gjithashtu, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Klos / Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.

Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: