
Drejtoria e Tatimeve i ka sekuestruar një qytetari 8 makina luksoze, pasi ai nuk i kishte paguar shtetit një detyrim tatimor prej 6.4 mln euro.
Në një njoftim për mediat thuhet se detyrimet i përkisnin vitit 2024 dhe si rezultat, Drejtoria e Tatimeve ka sekuestruar 8 automjete luksoze.
Këto automjete përfshijnë marka si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW. Njoftimi zyrtar ka konfirmuar këtë veprim.
Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vazhdojnë.
“Ato do të përfshijnë të gjithë tatimpaguesit që nuk përmbushin detyrimet ligjore. Gjithashtu, do të preken edhe subjektet që janë referuar në Prokurori. Ata që krijojnë detyrime të reja pas datës 31.12.2024 do të ndëshkohen.
Drejtoria do të vijojë zbatimin e masave shtrënguese pa asnjë kompromis. Kjo është një paralajmërim i qartë për ata që shmangin përmbushjen e detyrimeve tatimore. Administrata është e vendosur të sigurojë që çdo tatimpagues të respektojë ligjin”, thuhet në njoftim. Versus.al

