
Rreth 7 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës.
Autoritetet italiane njoftojnë se është goditur në organizatë kriminale shqiptare që operonte në trafikun e drogës. Autoritetet kanë ndërhyrë në lagjet magliana dhe Trullo të Romës.
Hetimet kanë zbuluar kontaktet e nivelit të lartë të sindikatës, e aftë për të trajtuar dërgesa të mëdha droge duke u marrë drejtpërdrejt me furnizuesit në Amerikën e Jugut për dërgesa ajrore, me kartele të fuqishme shqiptare që veprojnë në Italinë Veriore dhe me figura kryesore të krimit të organizuar romak dhe klaneve kalabreze, njoftojnë autoritetet italiane.
Gjithashtu theksohet se organizata operonte edhe në trafikun e prostitucionit.
Deri tani janë kryer 7 arrestime dhe u sekuestruan pasuri me vlerë qindra mijëra euro, armë, municione dhe sasi droge.Versus.al

