AKTUALITET /

Nga  sot hyn në fuqi lëvizja pa viza në Kosovë për qytetarët nga Bosnje Hercegovina

Shkruar nga Versus

Nga  sot hyn në fuqi lëvizja pa viza në Kosovë për 

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një grup i qytetarëve nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë pa viza në territorin e Kosovës me të kaluar ora 12:00 pas mesnate.

Grupi është pritur nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi në pikëkalim kufitar. Janë vizitorët e parë nga Bosnja që hyjnë pa viza në Kosovë.

Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që lejon lëvizjen e lirë për të gjithë mbajtësit e kartave të identitetit nga Bosnjë-Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tetor njoftoi gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se Kosova do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjes-Hercegovinës.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: