Tiranë- Një 39 vjeçar me inicialet A.B është arrestuar nga komisariati i policisë nr.3 nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Policia po kryen veprimet për të verifikuar këtë lloj dyshimi, ndërsa kallëzimi në komisariat mësohet të jetë bërë nga prindërit e 13 vjeçares të cilët kanë vepruar pas ankesave të kësaj të fundit.
Ditë më parë, policia ka arrestuar edhe një person në Korçë për të njëjtën vepër penale pasi dyshohet se tentoi të joshte një vajzë të mitur me para, duke e prekur më pas në vende intime. Versus.al







