AKTUALITET /

Ngjarje e rëndë në Kukës, dy persona plagosen me armë

Autorë të dyshuar dy vëllezër, shpallen në kërkim. Vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Shkruar nga Versus

Ngjarje e rëndë në Kukës, dy persona plagosen me armë

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Amarildo Cena 36 vjeç dheSadik Kapica 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë 2 vëllezërit Ndricim Iseberi 38 vjeç dhe Fatri Iseberi 39 vjeç. të cilët janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

Poll