AKTUALITET /

Përplasen dy makina në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen shoferi malazez dhe pasagjerja

Një nga makinat drejtohej nga shtetasi malazez A. C., ndërsa tjetra nga shtetasi italian A. C.

Shkruar nga Versus

Përplasen dy makina në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen shoferi

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Gjadrit, ka ndodhur një aksident rrugor midis dy automjeteve me drejtues të huaj. Një nga makinat drejtohej nga shtetasi malazez A. C., ndërsa tjetra nga shtetasi italian A. C.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi malazez, si dhe pasagjerja e tij, shtetasja A. R. Të dy janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.

Poll