AKTUALITET /

Nis sot zbatimi i vendimit drastik, transporti publik redukton me 40% flotën e automjeteve

Shoqata e Transportit ka nënvizuar vazhdimisht se mungon një skemë e kompensimit për rritjen e çmimit të karburanteve.

Shkruar nga Versus

Nis sot zbatimi i vendimit drastik, transporti publik redukton me 40%

Ditën e sotme nis reduktimi me 40% i numrit të urbanëve në Tiranë dhe në rrethet e vendit, duke përfshirë autobusët dhe furgonat.

Shoqata e transportit publik ka deklaruar se masa drastike është ndërmarrë pasi pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe takimit me përfaqësues shtetërore më 1 prill të këtij viti, ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për t’i mbështetur në krizën pas rritjes së çmimit të karburanteve.

Deri më tani nuk ka plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare, nuk është dhënë asnjë afat për ndërhyrje dhe nuk ka nisur rishikimi i elementeve fiskale si akciza, TVSH-ja apo taksa e qarkullimit.

Situata ka përkeqësuar gjendjen financiare të operatorëve duke i detyruar ata të ulin me 40% shërbimin si masë emergjente. Kjo do të thotë se shumë persona që punojnë në këto kompani të transportit publik, mund të mbeten pa punë si dhe gjithashtu qytetarët do të detyrohen të përdorin më shumë makina apo mjete alternative për të lëvizur. Ndërkohë që janë raportuar pasoja të menjëhershme sa i takon mbingarkesës së urbanë dhe radhët e gjata në stacione. Versus.al

Poll