Sot shënohet një vit nga ngjarja e rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj.
Në këtë përvjetor, familjarët e të voglit dhe qytetarë të shumtë u mblodhën para ambienteve të shkollës për të nderuar kujtimin e tij.
Megjithatë, përpjekja për të vendosur një stol përkujtimor është refuzuar nga drejtuesit e shkollës, të cilët e kanë kaluar përgjegjësinë nga një institucion tek tjetri.
Familjarët kërkojnë sot një shpjegim për këtë refuzim dhe po ashtu ngrenë shqetësime për nevojën e rritjes së sigurisë në shkolla, për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen.
Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, pak metra larg shkollës, gjatë një konflikti fizik mes disa të rinjve që përfundoi tragjikisht për Martin Canin, i cili u godit në zemër dhe ndërroi jetë në spital.
Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi 25 vite burg për autorin 14-vjeçar, Mario Përlleshaj, i akuzuar për “Vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave”.
Megjithatë, sipas Kodit Penal për të miturit, dënimi maksimal është 12 vite, që do të thotë se gjykata mund të vendosë një masë më të ulët për shkak të moshës së autorit./Versus.al
