AKTUALITET /

Nuk deklaronin fitimet në pikat e këmbimit valutor, e pësojnë 8 pronarët! Sekuestrohen 54 mln lekë

Shkruar nga Versus

Nuk deklaronin fitimet në pikat e këmbimit valutor, e

Elbasan- Tetë administratorët e pikave të këmbimit valutor në qytet janë proceduar penalisht nën dyshimin se fshihnin të ardhurat e përfituara nga këmbimi i valutave. Operacioni “The Script” krye sot nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare

“Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve, shtetasit: K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Elbasan”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 54 milionë lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, lira turke etj), dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e A. T.  Versus.al

Poll