AKTUALITET /

"Nuk do rikandidoj si prokuror i SPAK", Dumani: Kuvendi të shqyrtojë rinovimin e mandatit të kolegëve

Dumani e konsideroi urgjente nevojën e masave për faktin se në 2028-ën, 11 prokurorëve të posaçëm u përfundon mandati 9 vjeçar.

Shkruar nga Versus

"Nuk do rikandidoj si prokuror i SPAK", Dumani: Kuvendi të

Kreu i SPAK, Altin Dumani nënvizoi sërish nevojën e ndërhyrjes nga Kuvendi sa i takon mandatit të prokurorëve të posaçëm për t’u dhënë këtyre të fundit të drejtën që të rikandidojnë.

Dumani tha se kjo gjë nuk lidhet aspak me interesa personale duke e bërë të ditur se ai pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK, nuk do të kandidojë sërish. Por theksoi se është domosdoshmëri që të shihet kjo gjë pasi në 2028-ën u përfundon mandat 11 prokurorëve dhe në këtë mënyrë cënohen çështjet hetimore që mund të kenë vite që ndiqen prej tyre.

“Sa i takon mandatit të prokurorëve, unë kam qenë i zëshëm. Nuk ka të bëjë fare me interesin personal. Në përfundim, ju siguroj se pas mandatit 9 vjeçar nuk do të rikandidoj në SPAK. Është zgjehdja ime, e kam bërë këtë zgjedhje që në fillim të mandatit tim. A mund ta imagjinoni se në vitin 2028, 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandate. Mund ta imagjinoni bishllëkun që krijohet? Unë vlerësoj se ne nuk kemi aq shumë burime njerëzore sa të zëvendësojmë këta prokurorë.

Ata kanë vite që ndjekin dhe një moment të bukur u thua mandate yt mbaroi, sat ë vijë prokurori tjetër të ambientohet me çështjet etj etj. Shteti shqiptar, BE, SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për t’u rritur profesionalisht, për të krijuar këtë unitetin e nevojshëm karshi politikës dhe megjithë këtë investim një ditë të bukur u thuhet prokurorëve të posaçëm… do shkosh në një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm ndërkohë që për të janë bërë trajnime e investime për t’u bërë edhe më ekspertë në ndjekjen e krimit të organizuar. Ne kërkojmë që t’u jepet e drejta prokurorëve që të rikandidojnë. Mundet që edhe prokurorët e prokurorive të përgjithshme të kandidojnë patjetër”- deklaroi Dumani. Versus.al

 

Poll