AKTUALITET /

“Nuk duroja më, e vrava” : Si e pranoi krimin 26-vjeçarja që mbyti të atin në Fier

Sipas dëshmisë së saj, marrë nga burime pranë hetuesisë, 26-vjeçarja ka deklaruar se kishte ndjerë urrejtje ndaj të atit dhe se nuk ishte ndjerë kurrë e përkrahur nga ai.

Shkruar nga Versus

 

“Nuk duroja më, e vrava” : Si e pranoi krimin

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 26-vjeçarja Emanilda Rama vrau babanë e saj, Anesti Rama, dhe tentoi ta paraqiste ngjarjen si një vdekje aksidentale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas disa orësh qëndrimi në komisariat, e reja është “thyer” gjatë marrjes në pyetje dhe ka pranuar krimin. Ajo ka rrëfyer se e kishte lidhur të atin me tel dhe e kishte mbytur.

Sipas dëshmisë së saj, marrë nga burime pranë hetuesisë, 26-vjeçarja ka deklaruar se kishte ndjerë urrejtje ndaj të atit dhe se nuk ishte ndjerë kurrë e përkrahur nga ai.

“I mbante lekët për vete. Nuk më blinte as rroba, asgjë. Më ka nxirë jetën,” – mësohet të ketë thënë ajo para hetuesve.

Megjithëse ka shprehur pakënaqësi të forta për mënyrën si ishte trajtuar, Emanilda Rama nuk ka raportuar ndonjë formë dhune fizike apo psikologjike nga babai i saj.

Policia dhe Prokuroria e Fierit po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që pritet ngritja e akuzës për vrasje me dashje në rrethana familjare. /Versus.al

Tags:

vrasje fier

Poll