
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj bëri dje një shkrim të gjatë në rrjetin e tij social ku krahas pretendimeve bënte edhe disa pyetje për prokurorët e SPAK lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.
Sot në takimin informal me gazetarët, Dumani tha se nuk u përgjigjet pyetjeve të të pandehurve dhe gjithashtu bëri me dije se dosja e kryebashkiakut është ndarë në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale.
"Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale. Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale", tha Dumani pa dhënë shumë detaje. Versus.al







