
Mario Përlleshi ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e Martin Canit. Dëshmia e tij ishte kërkuar nga prokuroria dhe është bërë në prani të psikologut.
Në shumicën e përgjigjeve për pyetje që kishin të bënin me dinamikën e ngjarjes, është shprehur se nuk mbante mend.
Sa i takon mjetit prerës, ka deklaruar se nuk ka patur thikë me vete atë ditë por ka gjetur mjet prerës në rrugë.
Ai pranon se shkaqet e sherrit, ishin vijim i debateve të 3 ditëve para ngjarjes ku ka pretenduar se është goditur me grushta nga Martin Cani.
Ky i fundit i ka dërguar ftesë në “SnapChat” sipas Përlleshajt, ku kanë vijuar debatet dhe në fund.
Mario pretendon se e kanë lënë të sqarohen të hënën, ditë kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria dhe gjykata janë interesuar vezhdimisht, duke paralajmëruar palët që të ruajnë sekretin hetimor në një kohë kur ngjarja në fjalë përbën një nga rastet më të rënda të ndodhura vitet e fundit dhe interesi publik për shkak të dritëhijeve të sah, ka qenë tepër i lartë.
Shkak i vendimmarrjes së drejtësisë për ta mbajtur hermetik procesin është argumenti i moshës së mitur të palëve në proces.
Seancën e ardhshme do vijojë dëshmia e Mario Përlleshajt, pasi këtë të hënë, avokatët e palës së dëmtuar kanë paraqitur kërkesa të tjera sa i takon ekspertizave të kryera./Versus.al







