AKTUALITET /

Nxirrte vajzën 1 vjeçe gjysmë për të lypur para, e pëson nëna e re në Tiranë

Shkruar nga Versus

Nxirrte vajzën 1 vjeçe gjysmë për të lypur para, e

Tiranë- Një 25 vjeçare është proceduar penalisht nga policia e kryeqytetit pasi nxirrte fëmjën e saj të mitur për të lypur para.

Sipas hetimeve, e reja nxirrte vajzën 1 vjeçe e gjysmë për të lypur në rrugët e kryeqytetit. Për pasojë ka nisur procedimi penal për 25 vjeçaren M.D e cila u kap në rrugën e Elbasanit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin. Versus.al

Poll