Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar një urdhër për Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një operacion blic, i cili synon arrestimin e disa personave të përfshirë në aktivitet kriminal.
Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, kontrollet janë duke u zhvilluar në disa ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e dy eksponentëve të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike.
Në orët në vijim pritet që autoritetet të bëjnë publike detaje të mëtejshme mbi natyrën e operacionit dhe identitetin e personave për të cilët është lëshuar urdhër-arresti. /Versus.al







