AKTUALITET /

Operacion “blic” me urdhër të SPAK, 'RENEA' kontrolle në Shkodër! Sekuestrohen disa armë

Operacioni ka qenë i orientuar tek banesat e personave me precedentë të mëparshëm penalë. Kontrollet vijnë mbi një muaj pas masakrës së ndodhur në Dobraç më 20 tetor ku u vranë me breshëri plumbash 2 persona dhe mbetën të vdekur aksidentalisht çifti i bashkëshortëve që po kalonin rrugën.

Shkruar nga Versus

Operacion “blic” me urdhër të SPAK, 'RENEA'

Shkodër- Forcat “RENEA” me urdhër të SPAK kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion në qytet dhe në fshatrat përreth ku janë kontrolluar banesat e disa personave me historik kriminal.

Burime bëjnë me dije se nga kontrollet e deritanishme në “kryeqendrën e veriut” janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri të cilave do t’u bëhet ekspertiza për të zbuluar nëse janë përdorur në krime.

Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar. Ndërkohë që kontrollet zhvillohen një muaj pas masakrës së ndodhur në Dobraç të Shkodrës ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati u ekzekutuan me breshëri plumbash, ndërsa në përpjekje për të shpëtuar përplasën për vdekje edhe çiftin e bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Bashën.

Ngjarja e rëndë tronditi vendin, por edhe ngjalli shumë debate lidhur me praninë e një personi “misterioz” që shfaqej pranë viktimave në vendngjarje. Dyshohet se i shumëkërkuari Ibrahim Lici ka qenë në makinën e viktimave dhe është larguar pas atentatit, duke arritur që të shmangte arrestimin e policisë pavarësisht se disa efektivë shihen pranë tij në vendngjarje.

Për ngjarjen u shpallën në kërkim Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të cilët njihen si lidhje të grupit “Bajri” në Shkodër, të cilësuar si rivalë të fisit Lici. Makina “Range Rover” e përdorur për atentatin ndaj viktimave, rezultonte e vjedhur në Durrës rreth një vit më parë. Sipas kamerave të sigurisë automjeti që më pas u gjet i djegur, doli nga banesa e Astmer Bilalit në Shkodër, një tjetër person i shpallur në kërkim dhe i njohur për përplasjen me fisin Lici.

Nga ana tjetër personazhi i njohur i botës së krimit, Safet Bajri u mor në pyetje nga policia dhe dëshmoi se gjatë ngjarjes kishte qenë në shtëpi me familjen dhe se pamjet filmike mund ta konfirmonin një gjë të tillë.

Hetimet tashmë kanë kaluar në duart e SPAK pasi prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencë për të hetuar ngjarjen e rëndë ku dyshohet se kemi të bëjmë me organizimin e një grupi të strukturuar kriminal. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: