AKTUALITET /

Operacioni kundër krimeve zgjedhore në Shkodër, BKH dhe Dumani bastisin zyrat e PSD! Disa të shoqëruar

Në krye të task-forcës që ka zbarkuar në Shkodër është kreu i SPAK, Altin Dumani.

Shkruar nga Versus
Operacioni kundër krimeve zgjedhore në Shkodër, BKH dhe Dumani
Foto montazh: Altin Dumani, Tom Doshi

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni që po zhvillojnë agjentët e BKH në Shkodër në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Mësohet se janë bastisur zyrat e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Kontrollet janë zhvilluar në Malësi të Madhe, Bushat, Mjedë dhe Barbullush, ndërsa deri më tani ka dhjetëra të proceduar. Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me manipulimin apo cënimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Është shoqëruar një person ku po i merren deklarime në kuadër të një procedimi penal. Personi ka dyshime se ka tentuar të ushtrojë ndikim të paligjshëm tek zgjedhësit për PSD në Bushat. 

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këtë operacion. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: