
Gazetari shqiptar në Kosovë, Berat Buzhala është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale.
Vetë Buzhala ka publikuar bisedën e një mesazhi të dërguar nga një person i cili zotohet për ta vrarë.
Në postimin e bërë, gazetari ka etiketuar edhe ministrin e Brendshëm Xhelal Zveçla për ta vënë në dijeni të rastit, ndërsa shkruan se këto janë pasoja të gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti ndaj gazetarëve.
“Vec s’po të shoh o i biri i shkines se besën e shqiptarit po ta jap se pa të vra ty e do si ti se lo, dije ditët e numërume i ki jo vec prej meje po ke të fala prej popullit kosovar”, i ka shkruar Valon Karanezi, Buzhalës.
“Keto jane pasojat e denoncimeve te rrejshme te kryeministrit te vendit kunder gazetareve. Dikush ndodhe edhe qe i beson”- ka shkruar Buzhala në reagimin e tij ku ka bashkangjitur edhe foton e bisedës. Versus.al








