AKTUALITET /

Paga minimale do të jetë 50 mijë lekë, qeveria miraton ligjin

Shkruar nga Versus

Paga minimale do të jetë 50 mijë lekë, qeveria miraton

Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale mujore. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave është publikuar vendimi i cili shpjegon se paga baza minimale për punonjësit do të jetë e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.  

”Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026,” shkruhet në VKM.

Vendimi prek rreth 307 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare./Versus.al

 

Paga minimale do të jetë 50 mijë lekë, qeveria miraton

 

Poll